George Best dhe Ferenc Pushkás janë dy emra që i dhanë futbollit më shumë se gola e fitore, por mbi të gjitha i dhanë art.

Njëri, magjiku i Irlandës së Veriut me topin në këmbë, tjetri, legjenda hungareze që ndryshoi mënyrën si shihej loja. Dy stile të ndryshme, por që i bashkon e njëjta cilësi,talenti i jashtëzakonshëm. Në një nga daljet e tij të fundit legjenda irlandeze, i cili ka ndërruar jetë në vitin 2005 kishte treguar një histori sa të veçantë aq edhe kurioze për një eksperiencë të tijën me egjendën tjetër hungareze, kur kishin vendosur të punonin jashtë “Kontinentit të Vjetër”, në Australi, ku luhet edhe atje futboll ndoshta jo i nivelit europian dhe mungesa e këtyre shembujve me sa duket i ka lënë edhe disi prapa në informacionet për emrat e mëdhej të histories së sportit më të bukur në botë.

“Isha me (Bobby) Charlton, (Denis) Law dhe Puskás, ne ishim trajnerë në një akademi futbolli në Australi. Të rinjtë që po stërvitnim nuk e respektonin atë dhe jo vetëm kaq por kishin filluar edhe të talleshin me të duke e parë peshën e madhe që kishte marrë pas lenies së sportit dhe moshë,” – tregonte Best.

“Vendosëm t’i linim djemtë të sfidonin një nga ne trajnerët, për të provuar se kush e godiste traversën 10 herë radhazi, natyrisht, ata zgjodhën atë, më të vjetrin dhe më të shëndoshin, Pushkas.

Law i pyeti fëmijët se sa mendonin se sa here do ta godiste trajneri i tyre i vjetër dhe i shëndosh traversën nga dhjetë goditje. Shumica thanë më pak se pesë. Unë thash dhjetë,” – tregon best i cili më pas vijon: “Trajneri i vjetër i shëndoshë u afrua dhe goditi nëntë herë radhazi. Për goditjen e dhjetë, ai e mori topin në ajër, e hodhi nga të dyja supet dhe me kokë, pastaj e përplasi me thembër dhe e gjuajti topin në traversë me roveshatë. Të gjithë qëndruan në heshtje, pastaj një fëmijë pyeti se kush ishte, unë u përgjigja: “Për ju, emri i tij është Z. Pushkás”.”

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta