FIFA ka nisur fazën e dytë të shitjes së biletave të Kupës së Botës, duke nxhjrrëme një milion bileta të tjera në shitje. Faza e re e shitjeve, e cila zgjat deri të premten (31 tetor)

Kjo fazë, përfshin një interval kohor me ekskluzivitet vendasit, pra banorët e tre vendeve pritëse të Kupës së Botës 2026, Shteteve të Bashkuara, Meksikës dhe Kanadasë. Sot mbarojë afati kohor i ekskluzivitetit vendas, për të qenë aplikimi për të gjithë, ndërkohë që më shumë tifozë do të kenë mundësi aplikimi nga 17 nëntori. “Ne kemi parë tashmë interes të madh nga e gjithë bota për këtë turne, dhe veçanërisht nga brenda vendeve pritëse, ndërsa Kanadaja, Meksika dhe Shtetet e Bashkuara përgatiten të presin Kupën e Botës FIFA”, tha Heimo Schirgi, drejtori operativ i turneut.

“Kjo fazë e dytë, me intervalin kohor ekskluziv të vendit pritës, do të na lejojë t’u themi ‘faleminderit’ këtyre tifozëve vendas, duke siguruar njëkohësisht edhe mundësi globale.” Faza e parë e shitjeve, një short paraprak i Visa-s për mbajtësit e kartave Visa që kualifikoheshin, tërhoqi interes në mbarë botën me më shumë se 4.5 milionë aplikantë. Megjithatë, banorët e vendeve pritëse blenë më shumë bileta se çdo komb tjetër. FIFA është kritikuar ashpër për vendosjen e çmimeve marramendëse të biletave dhe zbatimin e shitjes dinamike të biletave, një strategji ku çmimet ndryshojnë në bazë të kërkesës. Modeli është testuar më parë në Kupën e Botës për Klube dhe do të thotë se çmimet e biletave mund të rriten ndërsa shitjet përparojnë.

Çmimet e biletave të Kupës së Botës variojnë nga 60 dollarë në fazat e grupeve deri në 6,730 dollarë për finalen, por faza e parë e shitjeve zbuloi se inventari i biletave të kategorisë katër në fazat e grupeve me 60 dollarë është shumë i kufizuar. Për më tepër, mbajtësit e RTB (të drejtës për të blerë bileta) u detyruan kryesisht të blinin bileta të kategorisë një dhe dy. FIFA pret të shesë më shumë se 6.5 milionë bileta për turneun dhe të gjenerojë 3 miliardë dollarë nga shitja e biletave, Kupa e Botës 2026 do të jetë më e madhja deri më sot, me 48 finalistë.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta