Që nga debutimi përpara 2 vitesh, Lamine Yamal 18 vjecar është shndërruar në një prej futbollistëve më të spikatur në botë dhe këtë nuk e tregojnë vetëm statistikat dhe trofetë por edhe vlera e tij në merkato dhe pasioni i koleksionistëve për ikonën e re të futbollit botëror.

Tani tifozët e Barcelonës dhe të gjithë të apasionuarit mund të tentojnë të marrin në zotërim një object unik; një kartë ‘rookie edition’ me firmën e talentit të skuadrës katalanase që ka dalë në shitje ekskluzive në ankand te Cataëiki, vendi kryesor i tregtimit të objekteve speciale.

Bëhet fjalë për një kartë unike që shitësi e gjeti krejt rastësisht duke hapur një zarf. Fati i buzëqeshi këtij koleksionisti që jeton në Itali dhe që e pa veten me një thesar të vërtetë, pasi vlera aktuale e kësaj karte shkon nga 18 mijë në 20 mijë euro.

‘Lamine Yamal është bërë futbollisti më i famshëm në botë aktualisht-shpjegon Ugo Pelloni, ekspert I Cataëiki-potenciali i tij për të vijuar rritjen dhe të fitojë titullin është i madh. Kjo kartë nuk është vetëm objekt koleksioni unik, por edhe një investim me një potencial solid rivlerësimi’

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta