“Berisha ka frikë mos i marrin numrin 2”/ Gazetari i kthehet ish-deputetit të PD: Ai u ngrit nga hiri, luftoi Amerikën dhe fitoi

30/10/2025 21:50

Duket se një marrëveshje e re politike është në horizont mes partisë socialiste dhe partisë demokratike për ndryshimin e Kushtetues. Vetë kryeministri Edi Rama bëri të ditur këtë qëllim që në Asamblenë Parlamentare të PS-së në muajin shtator.

Ish-deputeti i PD-së, Dashnor Sula, shprehet në “Top Story” se nga viti marrëveshja e vitit 2008, opozita dhe Partia Demokratike nuk ka përfituar asgjë.

“Edhe Rusia me Ukrainën po mundohen të ulen në tavolinë. Pyetja është çfarë përfiton opozita. Nga 2008 deri në sot, opozita nuk ka përfituar asgjë. Aty ka filluar rënia e lirë e opozitës dhe PD-së. Partia Demokratike ka pasur një farë epërsie. Ne humbnim bashkitë e mëdha dhe kur ishim në pushtet, por fitonim komunat për shkak të figura të forta politike”, tha si fillim Sula.

Më pas ish-deputeti u shpreh se Berisha ka frikë të humbë numrin 2, që solli dhe debatin me gazetarin Bledian Koka.

Pjesë nga debati-

Sula: Të njëjtën marrëveshje vazhduan edhe më tej. Kjo marrëveshje nuk sjell asgjë për opozitën. Sali Berisha ka frikë për vendin 2.

Koka: Ai u ngrit nga hiri dhe është në krye të opozitës. Çfarë rrezikon ai? Ai i bëri luftë Amerikës dhe fitoi.

Sula: Mos bëj zhurmë. Propozimi i Berishës është heqja e listës së mbyllur dhe senati me listë të mbyllur.

Koka: Reforma zgjedhore do bëhet. Unë nga Partia Demokratike dhe partitë e tjera opozitare është beteja për rikthimin e koalicioneve.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta