“Kemi zhdukur korrupsionin në nivelin e parë, radha te prokurimet”/ Rama intervistë për ‘Politico’: Diella do jetë fizikisht në mbledhjet e qeverisë
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ka përshëndetur vendimin e Sirisë për njohjen e Kosovës si shtet të pavarur.
Në një reagim në rrjetin social “X”, Spiropali shkruan se Kosova po fiton vendin e merituar në familjen e madhe të kombeve.
“Urime Kosovës për lajmin e mirë të njohjes së shtetit nga ana e Republikës Arabe të Sirisë.
Kosova po përparon në rrugën e forcimit të subjektivitetit të saj ndërkombëtar, falë përpjekjeve të popullit dhe institucioneve të saj për ndërtimin e një shteti demokratik e të zhvilluar, por edhe mbështetjes së miqve e partnerëve, të cilët e kanë ndihmuar procesin e saj të njohjes dhe shtetndërtimit.
Falënderime me këtë rast edhe për Lartësinë e tij Mbretërore, Princin e Kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman Al Saud për mbështetjen e dhënë në kurorëzimin e kësaj njohjeje.
Jam e bindur se njohje pas njohjeje, Republika e Kosovës do të sigurojë vendin e saj të merituar në familjen e madhe të kombeve. Edhe njëherë, urime Kosovë!”-shkruan Spiropali.
Top Channel