Pas fitores me Udinesen, John Elkann takon skuadrën për t’i inkurajuar
Juventusi ka marrë fitoren e parë pas 8 duelesh radhazi, që sollën dhe shkarkimin e Igor Tudor.
Bardhezinjtë arritën të triumfonin kundër Udineses me rezultatin 3-1, ku protagonistë ishin Vlahovic, Gatti dhe Yildiz, të cilët siguruan tri pikët për “Zonjën e Vjetër”, me Brambillan që e lë gati skuadrën për Spallettin.
Një fitore të rëndësishme e mori edhe Roma, me verdhekuqtë që mundën në shtëpi Parmën me rezultatin 2-1. Golat erdhën në pjesën e dytë, ku Hermoso dhe Dovbyk siguruan tre pikët për skuadrën e Gasperinit, e cila i bashkohet Napolit në krye të tabelës me 21 pikë.
Surpriza e këtij edicioni është Como, që me fitoren 3-1 kundër Veronës u ngjit momentalisht në zonën Champions, ku shënoi edhe ylli i Kosovës, Mërgim Vojvoda.
REZULTATET:
JUVENTUS 3-1 UDINESE
Vlahovic (P) 5’, Gatti 67’, Yildiz (P) 90+6′ / Zaniolo 45+1’
ROMA 2-1 PARMA
Hermoso 63’, Dovbyk 81’ / Circati 86’
COMO 3-1 VERONA
Douvikas 9’, Posch 62’, Vojvoda 90+2′ / Serdar 25’
Top Channel