Kombëtarja shqiptare e vajzave arriti të sigurojë qëndrimin në Ligën B në UEFA Nations League pas fitores me Qipron 3-0 në sfidën e kthimit të Playout-it duke e mbyllur të gjithë këtë fazë me rezultatin 5-3 në favorin e saj.

Trajneri Armir Grima nuk e fshehu entuziazmin e tij për këtë sukses duke thënë se është krenar për futbollistet e tij dhe se skuadra jonë kombëtare e meritoi qëndrimin në Ligën B

‘Jam shumë i kënaqur. Është diçka që ne e kemi merituar, nuk është se e morëm padrejtësisht, është një fitore që mund ta bënim edhe në Qipro, ndoshta me dy-tre gjëra të vogla, sepse edhe atje kemi luajtur shumë mirë. Kemi humbur shumë raste dhe e ndërlikuam pak ndeshjen e kthimit, por unë jam shumë i lumtur për vajzat. Këto vajza e meritojnë. Kanë dhënë shumë për këtë fanellë dhe po japin akoma shumë. Jam shumë krenar për vajzat që kam’-u shpreh trajneri i Kombëtares shqiptare të vajzave

Trajneri shkodran foli gjithashtu edhe për të ardhmen e kombëtares së vajzave dhe punën që do të bëjë në ditët në vazhdim

Grupi B është i vështirë. Na duhet shumë punë për të qëndruar te ky grup. Do të mundohemi të afrojmë edhe vajza të tjera. Jemi në vëzhgim. Shpresoj që në dy ndeshjet që kemi në Turqi të kemi një pjesë të këtyre vajzave që ne kemi biseduar dhe do t’i shohim te ndeshjet që kemi atje, se sa të vlefshme janë për t’u bashkuar me grupin dhe për ta bërë grupin më cilësor. E dimë që na presin ndeshje shumë të vështira.

Në fund trajneri i Kombëtares shqiptare foli për paraqitjen e skuadrës së tij në sfidën me Qipron dhe aspektet që ai pëlqeu te lojtaret e tij

Ajo që ishte kryesorja dhe që e kërkuan gjatë gjithë lojës ishte grinta. Kjo është diçka që na karakterizon dhe na mungoi realisht në ndeshjen e parë. Sot luajtën me atë grintë që dinë vajzat, me atë dëshirë që kanë për ta fituar ndeshjen. Dolëm te loja që donim ne. Besoj që ishte një lojë e pëlqyeshme edhe për njerëzit që ishin në stadium-përfundoi Armir Grima

 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta