Isaac Hempstead Wright, aktori në rolin e Bran Stark në serialin e njohur “Game of Thrones”, ka kurorëzuar dashurinë e tij në një ceremoni private në Londër, ndërsa e ka ndarë lajmin e bukur me ndjekësit në rrjete sociale.

Aktori 26-vjeçar publikoi disa foto nga ceremonia, ku shihet përkrah partneres së tij, të cilën e përmendi me inicialin “M”.

Personi më i mirë që kam takuar ndonjëherë, dita më e bukur e jetës sime. Miqtë dhe familja më e mirë që mund të kërkojmë ndonjëherë. Çfarë dite, çfarë jete, të dua, M”, shkroi ai në përshkrim.

Ndër të parët që e uruan ishin edhe koleget e tij nga “Game of Thrones”, Sophie Turner (Sansa Stark), e cila i komentoi: “Urime Isaac!” dhe John Bradley (Samwell Tarly), që shtoi: “Oh mik! Urime!”.

Isaac, i cili u bë i famshëm që në moshën 12-vjeçare me rolin e Bran-it, vazhdon të mbahet mend për kthesën dramatike në finalen e serialit, ku personazhi i tij u bë “Zoti i Gjashtë Mbretërive”.

Aktori ka deklaruar më herët se ishte i lumtur që një personazh me aftësi të kufizuara u kurorëzua mbret, duke e quajtur fundin “të veçantë dhe domethënës”.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta