Ja përse e ndikon kontrata e re e Messit, rivalin e tij më të madh Cristiano Ronaldo
Në një situatë jo shumë të favorshme për shkak dëmtimesh, tashmë kuqezinjtë e Milanit me Igli Taren në krye për të menaxhuar merkaton janë duke menduar për hapsirën e dimrit në janar se çfarë mund të plotësojnë dhe të bëhen edhe më mirë.
Ndërkohë që prioritet i kuqezinjëve mbetet një qendërsulmues i fortë, por që në merkaton e dimrit vështirë ta sigurojnë pasi kryesisht në këtë periudhë dimërore merkatoje janë lojtarë që merren dhe kërkohen për emergjenca, Igli Tare drejtori sportiv i Milanit ka folur përpara ndeshjes me Atalantën e cila u mbyll në barazim 1-1.
“Lëndimet e gjashtë lojtarëve gjatë pushimit të ndeshjeve të kombëtareve ishin sigurisht të paparashikueshme. Duhet të jemi të sigurt se kemi një skuadër të fortë. Në dhjetor, do të diskutojmë të ardhmen e afërt me trajnerin”, tha drejtori sportiv i Milanit, Igli Tare, në lidhje me një hapsirë të re transferimesh.
Top Channel