FSHF ka zyrtarizuar vendndodhjen dhe orarin për sfidën Vora–Partizani, e vlefshme për javën e 10-të të Kategorisë Superiore, e cila do të zhvillohet më 3 nëntor.

Fillimisht, pritej që skuadra e Artan Bellait të luante në stadiumin e saj, por meqë impianti ende nuk është gati, është vendosur që ndeshja të zhvillohet në “Arenën e Demave”, ku Vora do të jetë zyrtarisht skuadër pritëse.

Kujtojmë që edhe përballjen e fundit ndaj Dinamos, Vora e luajti në të njëjtin stadium, ndërsa disa ndeshje të tjera i ka zhvilluar më parë në Laç.

Ndryshim ka pësuar edhe orari i takimit — fillimisht i planifikuar për në 14:00, por tashmë do të luhet në orën 17:00.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta