LAJM I FUNDIT/ Shpërthim me tritol në Shkodër, detajet e para 28/10 11:47
Erglena Domi, vetëm 14 vjeçe, është vajza që po shkruan historinë e mundjes shqiptare.
Ajo është mundësia e parë shqiptare që ka konkurruar në arenën ndërkombëtare, duke fituar vitin e kaluar titullin kampione ballkanike.
Këtë vit, në kampionatin e zhvilluar në Rumani, Erglena u shpall nënkampione e Ballkanit për moshat U-15, duke dëshmuar talent, guxim dhe shpirt luftarak.
Momenti më i veçantë? Ndeshja ndaj përfaqësueses serbe. Ajo stërvitet nën drejtimin e babait të saj, Sadik Domi, dhe trajnerit kosovar Sadik Ferati.
Tani përgatitet për Kampionatin Europian dhe Botëror, me një synim të qartë, të ngrejë lart flamurin kuqezi.
Erglena Domi, vajza që po e kthen krenarinë shqiptare në forcë fituese.
Top Channel