Në skuadër po ndryshon futbollin në Evropë, Bayern i Kompany është i pandalshëm
Kombëtarja shqiptare e vajzave shkëlqen në fushën e lojës dhe siguron qëndrimin në Ligën B të UEFA Nations League. Skuadra e drejtuar nga Armir Grima fitoi pastër në ndeshjen e kthimit të playout-it ndaj Qipros me rezultatin 3-0 në sfidën e zhvilluar në ‘Air Albania Stadium’
Ndryshe nga ssfida e parë ku u vendosën në vështirësi në minutat e para, këtë radhë vajzat kuqezi e nisën mjaft mirë ndeshjen dhe dominuan që në fillimin e ndeshjes dhe në minutën e 16 ato shënuan edhe golin e avantazhit me Krasniqin pas një asisti të Megi Doçit për të çuar rezultatin 1-0.
Pas 13 minutash, Megi Doci pati një shans për të shënuar golin e dytë, por u ndal nga portierja qipriote që e devijoi atë në goditje këndi. Megjithatë në minutën e 38 Komnbëtarja shqiptare arriti të dyfishojë shifrat me Begallon, që shfrytëzoi në maksimum krosimin e Megi Docit dhe me avantazhin 2-0 të vajzave kuqezi u mbyll pjesa e parë e ndeshjes
Dominimi I Kombëtares shqiptare vijoi edhe në pjesën e dytë dhe në minutën e 66 ishte pikërisht Megi Doci që vulosi fitoren 3-0 të Kombëtares nme 11 metërsh për të kompletuar ndeshjen perfekte të saj me 1 gol dhe dy assist. Rezultati mund të ishte akoma më I thellë pasi skuadra e Armir Grimës krijoi edhe shanse të tjera shënimi, por në fund ndeshja u mbyll 3-0 për Kombëtaren shqiptare që edhe edicionin e ardhshëm të Nations League do të jetë në Ligën B
Top Channel