“Dumani sot delironte si politikan, e shiti pozicionin si nder”/ Curri kritikon kreun e SPAK: Ai humbi shansin e fundit
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, u takua mëngjesin e sotëm me Komisioneren për Zgjerim të BE-së, Marta Kos.
Në takimin me zyrtaren e lartë të BE u analizua ritmi i procesit të negocimit, të reformave, rezultateve dhe pritshmëritë për rrugëtimin evropian të Shqipërisë.
Ministrja thekson në një postim se në Komisionin Europian, “Shqipëria veçohet e vlerësohet si vendi ku premtimet dhe angazhimet nuk janë fjalë, por vepra, siç tregon ecuria e zbatimit të Planit të Ri të Rritjes.”
“Falë reformave strukturore në fushat e konkurrueshmërisë, zhvillimit të qëndrueshëm, integrimit ekonomik, energjisë dhe digjitalizimit, Komisioni Europian disbursoi së fundmi 100 milion euro për Shqipërinë në kuadër të këtij instrumenti”, shkruan Spiropali.
Kos dhe Spiropali u ndalën te “Muri i Zgjerimit” në zyrën e Komisioneres ku reflektohet progresi i vendeve drejt procesit të negociatave të anëtarësimit, dhe ku Komisionerja Kos thotë se një shtet dallon për suksesin mbresëlënës, Shqipëria.
“Siç mund ta shihni këtu, një nga vendet më të suksesshme në grupin e zgjerimit është Shqipëria me pothuajse të gjithë grupkapitujt e hapur, pa një të fundit. Me ndihmën tuaj Zonja Ministre, shpresojmë se do ta ndryshojmë këtë ngjyrë (të grupkapitullit të fundit), nga e kuqe në të verdhë në muajin Nëntor”.
Gjatë takimit me Spiropalin Komisionerja theksoi se “ne mirëpresim dhe mbështesim ambicien e Shqipërisë për mbylljen e negociatave të anëtarësimit brenda 2027”.
Top Channel