Video/ Vinicius del mes polemikave duke fyer këdo në stolin madrilen, nga trajneri Alonso deri tek shokët e ekipit
Juventusi do të përballet me Lazion në Stadio Olimpico në Serie A të dielën në mbrëmje, por raportet para ndeshjes tregojnë se Igor Tudor do të duhet të bëjë pa yllin Kenan Yildiz në formacionin e tij titullar. Ja pse.
Bardhezinjtë, nuk kanë fituar asnjë ndeshje që nga 13 shtatori, dhe po kërkojnë të rikthehet te fitoret në një ndeshje të vështirë jashtë fushe kundër Lazios në Stadio Olimpico. Yildiz, i cili ka qenë titullar në të gjitha ndeshjet e Juventusit në Serie A dhe Ligën e Kampionëve deri më tani këtë sezon, pritet të mos jetë në formacionin titullar.
Sipas raportimeve nga “Il bianconero” , Yildiz vuan nga tendinopatia patelare (dhimbja e gjurit), në këmbën e majtë. Ky është në fakt një inflamacion që prek tendinin poshtë kupës së gjurit. Kjo është një gjendje e menaxhueshme, por që mund të shkaktojë dhimbje dhe shqetësime të herëpashershme, prandaj Yildiz pritet të mos jetë pjesë e formacionit titullar kundër Lazios, në një përpjekje për t’u rikuperuar dhe për t’u rikthyer me forcë të plotë kundër Udineses të mërkurën.
Top Channel