Një moment i nxehtë u regjistrua në “El Clásico” mes Real Madridit dhe Barcelonës, teksa madrilenët udhëhiqnin 2-1. Në minutën e 70-të, trajneri Xabi Alonso bëri dy zëvendësime njëkohësisht, duke larguar Federico Valverden dhe Vinicius Junior-in për t’i zëvendësuar me Dani Carvajal dhe Rodrigo.

Vinicius, që ishte një nga lojtarët më aktivë dhe më rrezikshëm të ndeshjes deri në atë moment, nuk e priti mirë vendimin. Braziliani reagoi me nervozizëm, duke folur dhe bërë gjeste ndërsa ishte në fushë. Pas largimit, ai nuk i dha dorën askujt dhe u nis direkt drejt  dhomës së zhveshjes duke treguar mungesë respekti ndaj shokëve të tij të ekipit dhe ndeshjes. Momenti u kap nga kamerat dhe shpërtheu reagime të shumta në rrjetet sociale.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta