Ka banuar çifti më mediatik, Yamal pranë blerjes së kompleksit të Shakirës dhe Gerard Pique për…14 mln euro
Reali i Madridit festoi fitoren e El Clasico të parë të sezonit ndaj barcelonës të cilën e mundi 2-1 duke ndërprerë serinë e 4 humbjeve radhazi ndaj rivalëve historikë
Fundi i ndeshjes ishte i një tensioni aq të madh sa skuadrat u përfshinë në një sherr masiv me protagonistë Vinicius Jr dhe Dani Carvajal. Zënkaa ishte aq e madhe sa u desh edhe ndërhyrja e Policisë komvëtare Spanjolle për të ndarë futbollistët e acaruar të të dyja skuadrave.
Në të gjithë këtë sherr, fillimisht ishte Vinicius që provokoi pankinën katalanase dhe ma pas mbrojtësi i Realit të Madridit që bëri Lamine Yamal të mbyllë gojën. Talenti i barcelonës disa ditë para El Clasico u bë protagonist me një deklaratë të tij që ndezi pragndeshjen.
‘Reali i Madridit është si Porcinos(skuadër e Kings league në Spanjë), vjedhin dhe ankohen-ishte deklarata e Lamine Yamal. Për këto fjalë dhe jo vetëm, ylli i barcelonës me nr.10 u fërshëllye fgjatë gjithë ndeshjes nga tifozët e Realit të Madridit, ndërkohë që në fundin e sfidës u bë shënjestra e lojtarëve të Los Blancos
Top Channel