Bayerni i Mynihut barazon rekordin 33-vjeçarë të Milanit me fitoren ndaj Borussias M’Gladbach
Jerome Boateng nuk do të kthehet te Bayerni i Mynihut për stazhin për trajner. Ish mbrojtësi gjerman ka nisur punën për t’u bërë trajner dhe do t’i pëlqente që të qëndrontë pranë Vincent Kompany për disa javë për të parë nga afër mënyrën e punës së tij.
Vetë trajneri i kampionëve të Gjermanisë në një konferencë për shtyp ia kishte hapur dyert Jerome Boateng në këtë aspekt. Por ish mbrojtësi duhej të bënte llogaritë me tifozët të cilët kundërshtuan këtë ardhje të tij te klubi bavarez, për shkak të një vendimi gjyqësor ndaj Boateng në 2024 që e shpalli atë fajtor për dhunë në familje ndaj ish të dashurës së tij.
Ishte kjo një njollë në jetën e Boateng, të cilën tifozët e Bayernit të Mynihut nuk e kanë injoruar pavarësisht faktit se Jerome Boateng është aktivizuar për një dekadë me skuadrën bavareze
Top Channel