Plas tek Liverpool, Salah: Mardhënia ime me Slot është shkatërruar, do të rinovoja, por nuk mendoj më kështu…
Roma ringre krye pas humbjes në Europa league dhe fiton sfidën me Sassuolon me rezultatin 1-0 dhe i bashkohet Napolit në krye të renditjes së Serie A.
Në Mapei Stadium, për skuadrën e Gian Piero Gasperinit vendimtar rezultoi Paulo Dybala që me golin e tij i dha këtë fitore të çmuar Romës.
Gjithcka ndodhi në minutën e 16 kur argjentinasi me një gjuajtje me të djathtën e tij i dha avantazhin skuadrës së Romës, me Dybalan që kthehet të shënojë pas 8 muajsh që nga 9 shkurti në ndeshjen kundër Venezias. Për më tepër Dybala kthehet të shënojë një gol me aksion pas 10 muajsh, që nga 22 dhjetori në ndeshjen me Parmën
Në pjesën e dytë verdhekuqtë kishin disa mundësi për të shënuar golin e dytë, por u ndalën nga shtylla dhe portieri i përfaqësueses së Kosovës, Muric që bëri disa pritje vendimtare, kështu që ndeshja u mbyll 1-0 për Romën që shkon në 18 pikë po aq sa edhe napoli, ndërsa Sassuolo mbetet me 10 pikë në vendin e 12
Top Channel