Xhaka e kthen Sunderlandin në një skuadër të madhe që mund të ëndërrojë për më shumë
Liverpool vijon të jetë në krizë të thellë në kampionatin anglez teksa u mund edhe nga Brentford duke pësuar humbjen e 4-t radhazi, diçka që skuadrës së ‘The Reds’ nuk i ndodhte prej 4 vitesh e gjysmë dhe më konkretisht që nga shkurti i vitit 2021.
Ecuria e Liverpoolit në këtë sezon është shumë larg asaj të sezonit të kaluar kur skuadra e The Reds fitoi titullin kampion. Për këtë mjafton të shohësh një të dhënë; këtë vit Liverpool në 2 muaj ka pësuar po kaq humbje sa pësoi në të gjithë sezonin e kaluar. Për më tepër, sipas Optas, Liverpool është skuadra e 4-t kampione e Anglisë që humbet 4 ndeshje radhazi pas Leicester në 2016-17(5), vetë Liverpool në 2020-21(4) dhe Manchester City sezonin e kaluar(4)
Në ndeshjen me Brentford, Liverpool u kthye të bëjë gabime që I kushtuan ndeshjen, gabime për të cilat u ankua edhe Slot. Por çfarë e zhgënjeu më shumë trajnerin? ‘Nuk bëmë mirë pjesën bazike. Edhe pse je duke humbur 1-0, 2-0, 3-1, pavarësisht se energjia e stadiumit ndihmon kundërshtarët, që janë një skuadër e mirë që fiton duele. Është e vështirë që të fitosh një ndeshje futbolli, nëse skuadra tjetër fiton më shumë duele dhe më shumë topa të dytë sesa ty. Dhe sic e kam thënë edhe herë të tjera, është e vështirë të fitosh një ndeshje gjithashtu nëse ekuilibri në goditjet standard favorizon kundërshtarët-tha Slot që pranoi se ky ndaj brentford ishte një pre rezultateve më zhgënjyese për të si trajner i Liverpool
Një nga problemet e Liverpool në këtë sezon është brishtësia në mbrojtje. Në 9 ndeshjet e zhvilluara deri tani skuadra e The Reds ka pësuar 14 gola, ndërkohë që sezonin e kaluar kishte pësuar 41 gola në 38 ndeshje, ndaj Brentford pësoi 3. E vetmja notë positive e Liverpoolit në sfidën e së shtunës ishte goli i shënuar nga Salah, një gol që i shërbeu futbollistit të prishte thatësirën e golit me egjiptianin që kishte 6 ndeshje që nuk e gjente rrugën e rrjetës. Në minutën e 89 Mo Salah shënoi golin që reduktoi shifrat në 3-2 duke ndezur minutat e fundit të ndeshjes, por që nuk i shërbeu Liverpoolit të largonte krizën ku është mbërthyer
Top Channel