‘100 vjet Besa’ ishte ceremonia e festimeve për klubin kavajas të Besës, që tashmë quhet një klub shekullor. Në këtë eveniment morën pjesë emra të rëndësishëm të futbollit dhe jo vetëm.

Ishin të pranishëm presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, presidenti i vendit Bajram Begaj, Kryetari i Bashkisë së Kavajës si dhe ish lojtarë e zyrtarë të tjerë.Presidenti Duka në fjalën e tij vlerësoi kontrinbutin e dhënë nga klubi I Besës në futbollin shqiptar si dhe bëri të ditur se Kavaja do të ketë së shpejti një stadium të ri, ndërkohë që u  prezantua edhe projekti i tij

Sot jemi për të festuar 100-vjetorin, datëlindjen e 100 të klubit futbollit Besa, të asaj që në Kavajë është paralelisht me fenë, është gjëja më e rëndësishme dhe më e dashur për qytetin. Besa ka qenë një nga klubet më të rëndësishme dhe me kontributet më të mëdha në futbollin shqiptar në kampionate, në ndeshje, në trofe.-tha ndër të tjerat presidenti I FSHF Armand Duka- Futbolli në Kavajë ka zhvillime pozitive. Ka dyfishin e fëmijëve që luajnë futboll. Ka një infrastrukturë më të mirë për akademitë e futbollit në Kavajë. Por fatkeqësisht stadiumin ku duhet të luajë ekipi i parë nuk është në gjendjen më të mirë, apo nuk ekziston fare për arsye të tërmetit në vitin 2019, i cili e shkatërroi atë dhe nuk u rindërtua më. Por megjithëse gjashtë vite më vonë, në bashkëpunim me Bashkinë e Kavajës, ne kemi vendosur dhe kemi finalizuar projektin për ndërtimin e stadiumit të ri në Kavajë, i cili tashmë është miratuar. Besa dhe qyteti i Kavajës meritojnë shumë më shumë dhe pikërisht për këtë, Bashkia, klubi i Besës, Federata e Futbollit dhe gjithë komuniteti do bëjnë të pamundurën që të ofrojnë kushte më të mira, futboll më të mirë dhe më cilësor.

Ceremonia festive u mbyll me përzgjedhjen e “11 lojtarëve të shekullit” të klubit Besa, një moment simbolik që përmbylli një mbrëmje të mbushur me emocion dhe krenari për futbollin kavajas.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta