Në të gjithë zhurmën e krijuar për El Clasicon e parë të këtij sezoni në futbollin spanjoll mes Realit të Madridit dhe Barcelonës e fituar nga Los Blancos 2-1 pas një ndeshjeje shumë të ndezur që përfundoi me sherr masiv, nuk mund të mungonte babai i Lamine Yamal

Ky i fundit iu drejtua rrjeteve sociale për të bërë reagimin e tij përmes një postimi në Instagram Story ndaj të gjithë situatës së krijuar. ‘Gjysma e të keqes që është vetëm 18 vjec. Do të shihemi në Barcelonë-shkruante babai i Yamal në postimin e tij, një shënim që ishte mbi foton e djalit të tij…

Duket se El Clasico nuk do të mbyllet këtë të dielë. Me shumë gjasa polemikat në distancë në aksin Madrid-Barcelonë do të vazhdojnë edhe në ditët në vazhdim

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta