‘Gjysma e të keqes që është 18 vjeç’, vjen reagimi i babait të Yamal…
El Clasico e kësaj të diele ishte një ndeshje me tensione të larta që pati edhe një sherr masiv. Reali i Madridit arriti t’i imponohej Barcelonës duke e mposhtur me rezultatin 2-1 duke iu shkëputur në 5 pikë në krye të klasifikimit.
E megjithatë edhe pas përfundimit të sfidës ishte Lamine Yamal në qendër të vëmendjes sic e tregojnë edhe disa deklarata të lojtarëve të të dyja skuadrave.
‘Jam shumë i kënaqur-u shpreh futbollisti i Realit të Madridit, Aurelien Tchouameni-luajtëm kundër Barcelonës dhe është një ndeshje krejt ndryshe. Luajtëm ndeshjen që deshëm dhe sot treguam se cfarë mund të bëjmë. Janë 3 pikë dhe duhet të vazhdojmë kështu. Deklarata e Yamal? Më pëlqen kjo. Në fund të ndeshjes pamë disa gjëra mes lojtarëve. Edhe kur isha i vogël kam parë këto gjëra. Më pëlqen kjo janë vetëm fjalë, nuk ka synim të keq. Na ndihmoi pak më shumë. Nëse Lamine do që të flasë nuk ka problem ndeshja luhet në fushë. Jemi shumë të kënaqur me ndeshjen tonë’
Nuk mund të mungonte në këtë pikë as komenti i mesfushorit të Barcelonës, Frenkie De Jong.
‘Nuk e pashë atë që ndodhi. Isha në stol dhe pashë shumë njerëz-tha De Jong-kur arbitri fërshëlleu për fundin e ndeshjes, lojtarët e Realit shkuan në drejtim të Lamine. Është pak e ekzagjeruar, duhet të pyesni ata. Në pjesën e parë të ndeshjes nuk ishim mirë me zotërimin e topin, Reali na bëri dëm me lojtarët që ka në sulm.Në pjesën e dytë na mungoi krijimi i rrezikut dhe rasteve të pastra. Përsa i përket Yamal, nëse je shok skuadre i tij dhe dëshiron që ai të mos bëjë deklarata, mund t’i flasësh në privat. Lamine nuk tha që Reali i Madridit vjedh, unë nuk e dëgjova’
Top Channel