Për t’i gjetur Wolves në renditjen e Premier League të këtij viti, duhet të zbresësh sa më poshtë të jetë e mundur, pasi Wolves është në fund. Jo vetëm kaq, por pas nëntë ndeshjesh ata kanë vetëm dy barazime.

Në fakt skuadra e Vitor Pereiras, pas një nisjeje të tmerrshme me 0/5 për kampionatin, ka arritur të mbledhë vetëm dy pikë tashmë. Humbja e tyre e fundit, kjo kundër Burnleyt në “Molino” (2-3), me Clarets që i “fut thikën” Wolves në minutën e pestë të kohës shtesë. Të pakënaqur dhe të zemëruar me imazhin e ekipit të tyre, tifozët e Wolves nuk hezituan të ktheheshin kundër Pereiras pas ndeshjes.

Brohoritja e ofendimeve që vinte nga tribunat e stadiumit dëgjohej shumë, sidomos kjo fjali: “Do të shkarkoheni në mëngjes” u dëgjua nga tifozët e Molinos dhe kjo e bëri trajnerin të tërbohet!

Trajneri portugez madje u drejtua drejt tifozëve të zhgënjyer, duke bërtitur me zemërim, përpara se Larsen dhe anëtarët e stafit ta ndalonin dhe përfundimisht ta largonin nga vendi i ngjarjes.

Pereira u punësua nga Wolves në dhjetor 2024 me një rekord deri më tani prej 14 fitoresh, 17 humbjesh dhe 5 barazimesh në 36 ndeshje. Në fakt, shtatorin e kaluar, portugezi e rinovoi kontratën e tij me klubin deri në vitin 2028.

Kliko këtu për videon.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta