Arbitri Mariani dhe ‘zakoni i keq’ i të akorduarit penallti të diskutueshme, vjet Dumfries, tani Di Lorenzo

26/10/2025 10:20

Maurizio Mariani vihet në qendër të polemikave për penalltinë e akorduar në favor të Napolit në ndeshjen me Interin si për kontaktin e lehtë mes Mkhitaryan dhe Di Lorenzos ashtu edhe për kohën duke e akorduar atë 8 sekonda pas ndodhjes së episodit e për më tepër pas sinjalizimit të një prej arbitrave anësore.

Por arbitri roman, nuk e ka për herë të parë që bëhet protagonist në episode të tilla. Përpara më pak se një viti, po në ndeshjen mes Interit dhe Napolit, por në San Siro, ai mori një vendim që tërboi Antonio Conten dhe presidentin Aurelio De Laurentiis. Ishte pikërisht data 10 nëntor 2024, kurMariani akordoi një penallti në favor të Interit pas një kontakti të lehtë mes Anguissa dhe Dumfries me Calhanoglu që gaboi nga pika e bardhë. Edhe në atë kohë, ashtu sikurse në mbrëmjen e së shtunës, VAR sipas rregullores nuk ndërhyri,  duke ia lënë arbitrit të gjykojë për intensitetin e kontaktit dhe në fund të ndeshjes bëri që Conte të shpërthejë në polemika.

‘Nëse ka një gabim, çfarë do të thotë se VAR nuk mund të ndërhyjë? Ndërhyjnë kur iu leverdis? Një vendim i arbitrit mund të ndryshonte ndeshjen, VAR është apo nuk është për të korrigjuar gabimet. VAR nëse ka një gabim duhet të ndërhyjë, pikë mbaroi. Kjo gjë më zemëron. VAR duhet të ndërhyjë për të korrigjuar gabimet apo për të dhënë situate që nuk e shohin arbitrar-ishte shfryrja e Conte në atë kohë-penalltia është një gabim i madh që mund të vendosë ndeshjen. Situata sot e VAR të kthen mendimet e njëhere e një kohe, ishim nisur mirë. Nëse ka një gabim, VAR thërret arbitrrin dhe shkon e shikon. VAR është një instrument shume i mirë, por po filloj të mos ndihem më i sigurt’.

Edhe AIA, Shoqata Italiane e Arbitrave, nëpërmjet Përgjegjësit Teknik Arbitrar, Antonio Damato, nuk i fshehu ca dyshime. ‘Me siguri është një faull i lehtë, pak nën standardet e atyre që do të donim të akordoheshin, por nuk është i shpikur. Arbitri i ndeshjes e pa dinamikën me qartësi-tha Damato

Ndërsa disa javë më vonë, Gianluca Rocchi që përcakton arbitrat e Serie A, foli shumë qartë për këto lloj penalltish të lehta. ‘Është e qartë se janë këto lloj penalltish që ne duam të luftojmë-kanë qenë fjalët e Rocchi-e rëndësishme është që të jepet një penallti kur ka dicka të rëndësishme, sepse mund të vendosë për rezultatin. Iu them gjithnjë arbitrave të mi se kur instikti ju thotë që është penallti, në 98% të rasteve është penallti’.

Një direktivë kjo, e qartë dhe që është e pamundur të keqkuptohet, por që Mariani nuk e ka perceptuar. Vitin e kaluar evitoi rënien në Serie B dhe në fundjavën pasardhëse u impennjua në sallën VAR në 2 ndeshje të Serie A. Kushedi se çfarë do të vendosë, Gianluca Rocchi këtë radhë, ka pak orë në dispozicion duke qënë se ndeshjet e raundit të ardhshëm do të luhen në mesjavë.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta