Teuta është rikthyer te fitorja në kampionat duke mundur me rezultatin 3-2 Flamurtarin, edhe pse durrsakët u detyruan të luanin disa minuta me një lojtar më pak.

Takimi i luajtur në “Niko Dovana” nisi mjaft mirë për ekipin durrsak, me Gabriel Gomes që shënoi në minutën e 17’. Në të 29’, Arifi dyfishoi shifrat.

Në fundin e pjesës së parë, kuqezinjtë ngushtuan diferencën me anë të Bourard, por pa snjë monute Boci shënoi dhe të tretin.

Gjërat u vështirësuan kur Zogos u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 51’, me vlonjatët që ngushtuan sërish diferencën pas 6 minutash me Bolzan.

Rezultati më pas mbeti i pandryshuar, me Terutën që tashmë ngjitet në vendin e tretë, duke qenë skuadra e vetme që nuk njeh ende asnjë humbje këtë sezon.

REZULTATI:

TEUTA 3-2 FLAMURTARI

Gomes 17’, Arifi 29’, Boci 45+2’ / Bourard 45+1’, Bolzan 57’

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta