Të shpëtuar nga dashuria/ Drejt shërimit 7-vjeçari që humbi dy motrat, shpresë edhe për tre fëmijët e tjerë

25/10/2025 12:32

“Shqiptarët për shqiptarët” është emisioni i emocioneve të mëdha, sepse është vendi ku shqiptarët gjejnë shpresën për jetën, dhe lutjen për ndihmë.

Në premierën e kësaj të premte, Isli Dhimaku, vëllai i dy motrave që humbën jetën në aksidentin tragjik në rrugën Sarandë Delvinë, po ia del po mund leuçeminë, i cili u dërgua në Itali për një mjekim spitalorë më të specializuar. Sot djali 7 vjeçarë, me ndihmën e fondacionit Firdeus u solli buzëqeshjen prindërve të tij për herë të parë pas tragjedisë ku Rozinës dhe Elvis, iu ndërpre jeta në mes.

Por “Për shqiptarët“ riktheu sërish historinë e vogëlushes Solei e cila u përball me probleme të mëdha shëndetësore porsa lindi sepse jeta nisi mes aparaturave dhe operacione.

Kurimi i Soelit ishte i kushtueshëm, dhe i pamundur të realizohet në Shqipëri, një thirrje në emisionin ‘Për shqiptarët’ edhe kësaj here ia doli të shpëtoj një tjetër jetë, sepse edhe në këtë rast shqiptarët treguan se dinë të bëhen bashkë për të realizuar vepra të mëdha, atë të dhënies të shpresës.

Lutjet e nënës u dëgjuan, sot ajo mban në krah vogëlushen që gëzon jetë e shëndet, Solein.

Vetëm pas një javë, në studion e për shqiptarët, erdhi një tjetër lajm mirë, përmirësimi i gjendjes shëndetësore të djalit të vogël Sadikut, i cili është i prekur nga një sondomë e rrallë që I vendosë në rrezik jetën. Lutja e Sadikut u dëgjua nga shqiptarët anembanë botës, dhe sot ai po kurohet…

Po në pjesën e tretë të emisioni erdhi historia e dy foshnjave që kanë vetën disa javë që kanë ardhur në këtë botë, e të cilat fatkeqësisht po luftojnë më sëmundje të rrezikshme.

Roani nga Shqipëria, vuan nga sëmundjet e zemrës dhe të mushkërisë, ndërsa Vera e vogël ka lindur më një tumor në syrin e djathtë rrezikon ti marrë dritën e syve për gjithmonë. Prindërit e të vegjëlve nën simbolin e flamurit kombëtar bënë një thirrje për ndihmë, kurimin e tyre jashtë kufijve dhe shqiptarët u përgjigjen në kohë rekord.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta