Video/ Kullat e një ish-centrali bërthamor në Gjermani shemben me shpërthim të kontrolluar
Pas ngjarjes së paprecedentë të pezullimit të volejbollistes braziliane të Dinamos, Nayara Ferreira, është vetë klubi që ka reaguar publikisht me këtë komunikatë për shtyp.
Reagimi ekipit të volejbollit të vajzave Dinamo:
Jemi njohur me publikimet e fundit në media, që i referohen vendimit të Federatës Shqiptare të Volejbollit për pezullimin e një prej lojtareve të ekipit tonë dhe kërkesën për zhvillimin e një testi për përcaktimin e gjinisë. Për transparencë ndaj opinionit publik, konfirmojmë se informacionet janë të vërteta.
Klubi “Dinamo” është dhe mbetet plotësisht i përkushtuar ndaj zbatimit të rregullave dhe standardeve të sportit, në respekt të parimeve të fair play dhe dinjitetit njerëzor. Lojtarja në fjalë është sportiste me licencë zyrtare të FIVB, me një karrierë 15-vjeçare ndërkombëtare në disa vende të botës, përfshirë edhe ato të Bashkimit Evropian.
Vendimmarrja e FSHV-së, e cila erdhi krejt befasisht për klubin tonë, nuk është shoqëruar me asnjë sqarim mbi arsyet konkrete apo bazën rregullative që e justifikon një kërkesë të tillë të pazakontë , pra mbi bazën faktike apo provat që mund të justifikonin një ndërhyrje kaq të ndjeshme ndaj një sportisteje.
Në mungesë të çdo elementi konkret apo procedure të përcaktuar në aktet rregullative, kërkesa për t’iu nënshtruar një testi të tillë – që prek drejtpërdrejt dinjitetin dhe integritetin personal të lojtareve – lë hapësirë për shumë paqartësi mbi mënyrën se si është trajtuar kjo çështje dhe mbi standardet që duhen respektuar në sportin modern por edhe shton nevojën për reflektim mbi mënyrën se si duhen trajtuar raste nee vijimeesi.
Pavarësisht kësaj, Klubi Dinamo ka treguar angazhim të plotë institucional për të bashkëpunuar me FSHV-në dhe për të trajtuar rastin në mënyrë korrekte e të matur. Rasti ka padyshim një ndjeshmëri të lartë njerëzore dhe profesionale, pasi prek dinjitetin e një sportisteje që ka përfaqësuar me sportin ndërkombëtar për shumë vite.
Në sport, si në çdo fushë tjetër, transparenca, drejtësia dhe respekti ndaj individit janë themeli i çdo suksesi. Dinamo do të vazhdojë të mbrojë këto vlera, duke qëndruar në anën e së drejtës, të sportit dhe të dinjitetit njerëzor. Sporti duhet të bashkojë, jo të poshtërojë. Ne do të vazhdojmë të besojmë te vlerat që e bëjnë volejbollin dhe çdo sport një fushë të ndershme loje
Top Channel