Jamie Vardy ishte protagonist i Cremoneses në sfidën e pasdites të së shtunës me Atalantën. Sulmuesi anglez shënoi më në fund golin e tij të parë në kampionatin Italian edhe pse skuadra e tij nuk mundi dot të fitojë ndaj bergamaskëve pasi kjo përballje përfundoi me barazimin 1-1.

Në një intervistë për median italiane, të dhënë pas përfundimit të ndeshjes, Jamie Vardy nuk e fshehu gëzimin e tij për golin e shënuar: ‘Kisha pak kohë që nuk festoja, jam shumë i lumtur. Doja shumë të shënoja dhe përpiqem gjithnjë të jem në kushtet për ta bërë këtë; sot ia dola mbanë’-tha Jamie Vardy në intervistën e tij për të bërë më pas diferencën mes Serisë A dhe Premier League.

‘Serie A është një kampionat ndryshe nga ai anglez që është më fizik dhe më i shpejtë. Këtu janë më shumë teknikë dhe taktikë, është diçka pozitive për mua, kështu mund të përmirësohem’-përfundoi Jamie Vardy

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta