‘Është një bir k…, doja ta vrisja’/ Zbulohet fraza shokuese e Valentino Rossit ndaj Marquez, 10 vjet nga incidenti në Sepang

25/10/2025 10:15

Saktësisht, 10 vjet më parë, në 25 tetor të 2015 pista e Sepangut u shndërrua në skenën e garës më të diskutuar dhe të polemizuar në të gjithë historinë e MotoGP.

Ishte dita kur përplasjet mes Valentino Rossit dhe Marc Marquez arritën kulmin me ‘Doktorin’ që pa të humbiste titullin e 10 botëror që shkoi në duart e Jorge Lorenzos. Me rastin e këtij përvjetori të rëndësishëm, MotoGP publikoi në kanalet e tij zyrtarë dokumentarin ‘Sepang Clash-10 years on’.Dokumentari risjell këtë ngjarje në mënyrë të detajuar me intervista, prapaskena dhe audio të papublikuara më parë. Ishte pikërisht ajo që ndodhi në kthesën 14 të pistës kur Marquez u rrëzua nga Honda e tij nga Valentino Rossi, me këtë të fundit që u penalizua duke u nisur nga vendi i fundit në Venezia.

Ky dokumentar rindez polemikat, sidomos për disa deklarata të papublikuara të Valentino Rossit dhe personat rreth tij të thëna plot me zemërim dhe frustrim në drejtim të Marc Marquez. Dokumentari risjell eventet duke nisur nga  Cmimi I Madh I Australisë ku Rossi nisi të dyshojë se Marquez që ishte jashtë luftës për titull po punonte për të favorizuar Jorge Lorenzon, dyshime që u shfaqën në një konferencë shtypi kur Rossi akuzoi hapur Marquez. Pastaj, shkohet te momenti I kontaktit në kthesën 14. Nëse nga bokset e Hondës u dëgjuan të bërtiturar e babait të Marc, Julio Marquez(hijo de puta), ishin fjalët e thëna në nxehtësinë e momentit kur parku ishte mbyllur dhe që deri më sot nuk ishin publikuar kurrë.

Duke folur me skuadrën e tij, Rossi pranoi se humbi kthjelltësinë: ‘Humba përendrimin. Pas asaj që ndodhi me të nuk isha në gjendje as të drejtoja motorin, kisha vetëm dëshirë për ta vrarë-ishin fjalët e Valentino Rossit.

Ndërkaq, menjëherë pas përfundimit të garës, në një bisedë me Dani Pedrosa, Valentino Rossi përdori një fjalor shumë të ashpër.

Pedrosa: ‘Cfarë ndodhi me Marc?’

Rossi: ‘Është një bir k….’

Dokumentari përfshin edhe një dëshmi të Mike Webb, që në atë kohë ishte Drejtor i Garave që shpjegon se si përplasja Rossi-Marquez, solli një ndryshim domëthënës në dhënien e penaliteteve, duke sjellë modelin aktual që ndan Panelin e Steëardëve nga Drejtimi i Garave, falë një përdorimi më të madh të një teknologjie më të lartë për të menaxhuar më mirë incidentet.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta