Inzaghi-Conceição, derbi i Arabisë… s’ka shtrëngim duarsh mes trajnerëve, shkak sukseset e portugezit me Milanin?
Hansi Flick është kthyer në makthin e ri të Realit të Madridit. Trajeri gjerman që mori drejtimin e Barcelonës sezonin e kaluar, ka arritur të fitojë të 4 ndeshjet El Clasico, dicka që klubi blaugrana nuk e kishte arritur kurrë më parë.
Nën drejtimin e Flick, Barcelona ka qenë në kufijtë e perfektes në përballjet me Realin e Madridit; 4 fitore dhe 16 gola të shënuar dhe vetëm 7 të pësuar. Por tani trajneri gjerman kërkon më shumë teksa këtë të dielë, në Santiago Bernabeu, Flick do të tentojë të marrë fitoren e 5 radhazi ndaj Realit të Madridit dhe do të barazonte një rekord historik të skuadrës katalanase, rekord që e ka vendosur Pep Guardiola në periudhen 2008-2010, periudhë kur ishin të shumtë ata që flisnin për Barcelonën më të mirë në histori.
Në atë periudhë, seria e fitoreve në El Clasico të Guardiolës nisi në dhjetor të 2008 dhe arriti kulmin me manitën e 29 nëntorit të 2010 përballë Realit të Jose Mourinhos, mes këtyre fitoreve spikat edhe triumfi i katalanasve 6-2 në Santiago Bernabeu. Ky cikël suksesesh u ndërpre në pranverë të 2011 me barazimin 1-1 në Bernabeu ku shënuan Ronaldo dhe Messi të dy me penallti
Hansi Flick nuk do të jetë në pankinë në ndeshjen e së dielës, por pavarësisht kësaj ai do të kërkojë të vijojë me serinë e fitoreve për të hyrë në historine e ndeshjeve El Clasico. Në krahun tjetër, Reali i Madridit ka 7 fitore radhazi në El Clasico, por të arritura në periudhën 1962-1965 dhe trajner I Los Blancos në atë periudhë ka qenë Miguel Munoz. Për Realin e Madridit seria e fitoreve radhazi nisi në 1962 me fitoren 3-1 ndaj Barcelonës në Copa del Rey dhe u mbyll me sfidën e 28 shkurtit 1965 me rezultatin 2-1. Mes këtyre sukseseve spikat fitorja e famshme 5-1 në Camp Nou
Top Channel