Video/ Kullat e një ish-centrali bërthamor në Gjermani shemben me shpërthim të kontrolluar
Volejbollistja braziliane e ekipit të Dinamos, Nayara Ferreira është pezulluar përkohësisht nga aktivitetet sportive, pas disa ankesave të paraqitura në Federatën Shqiptare të Volejbollit (FSHV) në lidhje me gjininë e saj.
Një ngjarje e paprecedentë që ka befasuar të gjithë ambientin sportiv për nga natyra e ngjarjes. Top Channel ka mundur të sigurojë se si ka rrjedhur ngjarja. 3 klubet e kampionatit Vllaznia, Pogradeci madje edhe Partizani, ky i fundit e ka ngritur edhe ne asamble madje kanë qenë ato që janë ankuar dhe prej të cilave ka filluar proçedurat e kontrollit.
Nisur nga ankesat që sipas burimeve brenda Federatës Shqiptare të Volejbollit, për Top Channel, konfirmohet se ka patur indicje vizuale për vajzën e Dinamos nga këto klube, si fiziku, forca dhe rezistenca të cilat i kanë ngritur fjalët pothuajse në të gjithë ambientin, por vetëm këto trek lube janë shprehur zyrtarisht.
Si rrjedhojë është ngritur një grup pune me përfaqësues nga Federata Shqiptare e Volejbollit, Agjencia e Sporteve dhe mjeku i klubit Dinamo. Kërkesa për këtë lloj testi ndaj spoortiste braziliane për vetë sportisten ka qenë sin jë rrufe në qiell të hapur. Burime pranë Nayara Ferreir, volejbollistes së Dinamos kanë treguar për një gjendje të rëndëuar psikologjike pas kësaj krëkese dhe ndjenje fyerjeje dhe diskriminimi.
Të njëjtat burime të cilast kërkojnë të qëndrojnë në anonimat edhe për shkak të situatës dhe ngjarjes kaq sensitive tregojnës e sportistja madje është ankuar edhe në Ambasadën e vendit të sajë për këtë gjendje të krijuar.
Kjo sjellje dhe habi vjen edhe për faktin se Nayara Ferreira ka një karrierë shumë të gjatë dhe të madhe në arenën Botërore duke luajtur dhe aktivizuar në këto 15 vite të fundit në shumë klube europiane perëndimore, në Arabi Saudite duke përjashtuar këtu karrierën në Brazil
Klubet ku është aktivizuar
Klub Volejboll Dinamo Shqipëri
ALULA Arabi Saudite
Al Ahly Saudi Arabi Saudite
Vitória SC Portugali
Clube Kairós Portugali
Hämeenlinnan Lentopallokerho Finlandë
Vitória SC Portugali
Rennes Étudiants Club Francë
LP Vampula Finlandë
VK Královo Pole Republika Çeke
IBSA CV Gran Canaria Spanjë
Amiens Longueau Métropole Volley-Ball Francë
São Bernardo Vôlei Itali
EC Pinheiros Brazil
Sesi-SP Brazil
BMG/São Bernardo Brazil
BMG/Mackenzie Brazil
Olympico Club U20 Brazil
Fiat/Minas Brazil
Aktualisht Dinamo ka luajtur dy ndeshje pa Nayara Ferreira, pasditen e djeshme ka fituar ndaj Tiranës skuadrës kampione në fuqi, ndërkohë që përfaqësues të klubit po vazhdojnë ende të bindin sportisten e tyre për të kryer këtë test që me daljen në publik të këtij lajmi (vendimi pë rpezullimin është marrë përpara 10 ditësh) situate e Nayara Ferreira është edhe më e rënduar psikologjikisht. Gjithësesi pritet që në vazhdim të vendoset nëse psortistja do të bind të gjithë duke shuar dyshimet në lidhje me gjininë e sajë apo do të marrë një vendim tjetër për t’u larguar dhe Dinamo në të njëjtën kohë të mendojë për ta zëvendësuar.
Top Channel