Video e mbërritjes sekrete të Rafa Benitez në Athinë si trajneri i ri i Panathinaikosit…
24/10/2025 14:59
KF Panathinaikos publikoi një video me momentet e para të trajnerit spanjoll në Greqi, pak para prezantimit të tij zyrtar në Koropi.
Larg vëmendjes së publikut, Rafa Benitez ka mbërritur në Athinë , duke u bërë zyrtarisht trajneri i ri i Panathinaikos. Prezantimi i tij është planifikuar për nesër në mesditë, në mjediset e ekipit në Koropi.
Mbërritja e trajnerit spanjoll u mbajt sekret deri në minutën e fundit, por klubi e zbuloi lajmin me një video të postuar në llogaritë e tij zyrtare në rrjetet sociale, ku tregohen pamje nga momentet e para të Benitez në kryeqytetin grek.
View this post on Instagram
Top Channel