Të dielën, në orën 10:00, do të zhvillohet seanca për formimin e qeverisë së Kosovës.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha me kërkesë të Lëvizjes Vetëvendosje ka thirrur seancën për formimin e qeverisë.

Pritet që i mandatuari për formimin e qeverisë, Albin Kurti i Lëvizjes Vetëvendosje të propozojë para Kuvendit programin dhe përbërjen e qeverisë së re.

Deri më tani, Kurti nuk i ka 61 vota për t’u zgjedhur kryeministër edhe për një mandat tjetër.

Nga zgjedhjet e nëntë shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje ka 48 deputetë, ndërkohë që tetë deputetë të minoriteteve që e përkrahin duke e çuar vetëm deri në 56 vota, të pamjaftueshme për formim të qeverisë.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta