Zjarri në një kabinë elektrike në Fier, ndërhyrja e zjarrfikësve neutralizon flakët
Gjykata Kushtetuese ka njoftuar mbarimin e mandatit të anëtares së gjykatës Sonila Bejtjes, disa ditë pasi dha vendimin.
Tanimë presidenti Bajram Begaj ka hapur garën për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese.
Njoftimi i plotë:
Gjykata Kushtetuese, pasi dëgjoi relatoren e çështjes Holta Zaçaj, mori në shqyrtim kërkesën e Presidentit të Republikës së Shqipërisë (Presidenti) për deklarimin e mbarimit të mandatit të gjyqtarit kushtetues
emërtesë e tij, administroi dokumentacionin e nevojshëm, si dhe diskutoi çështjen në tërësi,
Vëren: Rrethanat e çështjes
1. Me vendimin nr. 84, datë 23.12.2024 Gjykata Kushtetuese (Gjykata) ka deklaruar mbarimin e mandatit të gjyqtares Holta Zaçaj në datën 10.03.2025, për shkak të përfundimit të afatit të kohëzgjatjes së tij. Në atë vendim Gjykata u ndal edhe në përmbajtjen e nenit 179, pika 3, të Kushtetutës, që bën fjalë për një situatë kalimtare dhe që ka për qëllim garantimin e përtëritjes së rregullt të përbërjes së saj. Sipas Gjykatës, kushtetutëbërësi në ekuilibrin midis parimit të Vendim i Gjykatës Kushtetuese qëndrueshmërisë në detyrë dhe atij të përtëritjes së saj i ka kushtuar vëmendje të veçantë këtij të fundit dhe nën këtë logjikë momenti i mbarimit të mandatit të gjyqtarit paraardhës duket se ka lidhje me kohëzgjatjen e qëndrimit në detyrë të gjyqtarit që e ka zëvendësuar atë, në veçanti për sa i përket momentit të mbarimit të kësaj kohëzgjatjeje.
Për rrjedhojë, ajo arriti në përfundimin se data e mbarimit të mandatit të gjyqtarit kushtetues në rastin konkret ishte data e deklarimit të mbarimit të mandatit të gjyqtarit që ai ka zëvendësuar në detyrë. Po kështu, Gjykata theksoi se hapja e procedurës për plotësimin e një vendi vakant duhet të fillojë vetëm pasi ajo të ketë deklaruar mbarimin e mandatit të anëtarit të saj dhe vetëm pasi Kryetari i saj të ketë njoftuar organin përkatës të emërtesës. Ndaj, në çdo rast kur një organ i emërtesës vlerëson se Gjykata nuk e ka ushtruar kompetencën e saj brenda afatit ligjor, ai duhet t`i drejtohet asaj, duke i kërkuar me shkrim ushtrimin e një kompetence të tillë (shih vendimin nr. 84, datë 23.12.2024 të Gjykatës Kushtetuese).
2. Në datën 30.01.2025 Presidenti i është drejtuar Gjykatës me kërkesë për deklarimin e mbarimit të mandatit të gjyqtarit kushtetues, duke parashtruar, në thelb, se ai, në cilësinë e njërit prej tre organeve të emërtesës, është penguar në ushtrimin e kompetencës kushtetuese, për sa kohë që Gjykata nuk ka deklaruar mbarimin e mandatit të gjyqtarit kushtetues që është emërtesë e tij.
3. Gjykata, në përfundim të gjykimit, me vendimin nr. 60, datë 16.10.2025, vendosi të shqyrtojë veçmas kërkimin e Presidentit për deklarimin e mbarimit të mandatit të gjyqtarit kushtetues, duke disponuar edhe se një kompetencë e tillë i përket Gjykatës dhe vetëm pas kësaj organi i emërtesës ushtron kompetencën e tij të emërimit/zgjedhjes të gjyqtarit kushtetues.
4. Për sa i përket themelit të asaj çështjeje, Gjykata u ndal në interpretimin e nenit 179, pika 3, të Kushtetutës, për shkak se vlerësoi se paqartësia e krijuar lidhur me kohëzgjatjen e mandateve të gjyqtarëve kushtetues ka në dukje karakteristikat e një mosmarrëveshjeje kompetencash midis organeve të përfshira në procedurën e emërimit të gjyqtarëve kushtetues, ndaj bën të nevojshëm interpretimin përfundimtar të normave kushtetuese lidhur me ndërveprimin e parimeve kushtetuese të përtëritjes së pjesshme të Gjykatës çdo tre vjet me një të tretën e saj dhe të kohëzgjatjes së mandatit të gjyqtarit kushtetues.
Në përfundim, Gjykata interpretoi nenin 179, pika 3, të Kushtetutës si vijon: “Qëllimi i dispozitës kushtetuese është garantimi i përtëritjes së rregullt të përbërjes së Gjykatës Kushtetuese, parim i përcaktuar në nenin 125, pika 6, të Kushtetutës. Për këtë arsye, neni 179, pika 3, i Kushtetutës ka përcaktuar shkurtimin me më pak Vendim i Gjykatës Kushtetuese se 9 vjet të mandateve të dy gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, njëri deri në vitin 2025 dhe tjetri deri në vitin 2028.
Për sa i përket “kohëzgjatjes së mandatit, sipas ligjit” të gjyqtarëve të tjerë, kjo dispozitë kushtetuese i referohet nenit 86, pika 4, të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, i cili ka përcaktuar skemën kohore të përtëritjes së përbërjes së Gjykatës Kushtetuese, duke parashikuar përtëritjen e parë me një të tretën në vitin 2025, përtëritjen e dytë me një të tretën në vitin 2028 dhe përtëritjen e tretë me një të tretën në vitin 2031.
Fillimi i mandatit të gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese përgjatë këtij regjimi tranzitor përkon me datën e deklaruar nga Gjykata Kushtetuese të mbarimit të mandatit të gjyqtarit që ai zëvendëson.”.
5. Bazuar në sa më sipër, Gjykata u mblodh për shqyrtimin e kërkimit të Presidentit për deklarimin e mbarimit të mandatit të anëtares së saj, zonjës Sonila Bejtja.
Vlerësimi i Gjykatës Kushtetuese:
6. Gjykata vëren se zonja Sonila Bejtja ka aplikuar si kandidate në procedurën e shpallur nga Presidenti për plotësimin e vendit vakant në Gjykatë, vakancë e parakohshme, të shpallur nga ai organ emërtese në datën 22.11.2019. Në përfundim të kësaj procedure, me dekretin nr. 11886, datë 28.12.2020, Presidenti ka dekretuar: “Zonja Sonila Bejtja emërohet gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese”. Në datën 29.12.2020 zonja Sonila Bejtja ka bërë betimin përpara Presidentit dhe ka filluar detyrën.
7. Kjo vakancë e parakohshme është krijuar për shkak se zoti Besnik Muçi, i cili është emëruar gjyqtar i Gjykatës me dekretin nr. 11313, datë 15.10.2019 të Presidentit, është shkarkuar nga detyra me vendimin nr. 32, datë 21.11.2019 të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.
8. Nga ana tjetër, zoti Besnik Muçi ka aplikuar si kandidat në procedurën e shpallur nga Presidenti për plotësimin e vendit vakant në Gjykatë, vakancë e plotë, e shpallur në datën 07.02.2018, për shkak të mbarimit të mandatit 9-vjeçar të gjyqtarit Sokol Berberi. Për sa i përket këtij të fundit, ai është emëruar gjyqtar i Gjykatës me dekretin e Presidentit nr. 5250, datë 04.04.2007, për të cilin, sipas parashikimeve kushtetuese dhe ligjore të zbatueshme në atë kohë.
9. Gjykata vëren, fillimisht, bazuar në qëndrimin e saj në vendimin nr. 60, datë 16.10.2025, se mandati kushtetues i gjyqtares Sonila Bejtja përfshihet në “mandatet e tjera” që i përkasin regjimit tranzitor të mandateve të gjyqtarëve kushtetues të emëruar/zgjedhur pas ndryshimeve kushtetuese të vitit 2016, kohëzgjatja e të cilave, sipas përmbajtjes së pikës 3 të nenit 179 të Kushtetutës, rregullohet sipas skemës kohore të përtëritjes sipas nenit 86, pika 4, të ligjit nr. 8577/2000 dhe i përket përtëritjes së parë me një të tretën, e cila kryhet në vitin 2025. Për rrjedhojë, ky mandat mbaron në vitin 2025.
10. Për sa i takon përcaktimit të momentit kohor të mbarimit të këtij mandati kushtetues (dita dhe muaji), Gjykata vëren se edhe pse zoti Besnik Muçi, në mandatin kushtetues të të cilit ka hyrë si zëvendësuese gjyqtarja Sonila Bejtja, ka kandiduar dhe është emëruar për një mandat të plotë dhe ka filluar detyrën në datën 18.10.2019 (data e betimit përpara Presidentit), në rastin konkret nuk gjejnë zbatim përcaktimet e nenit 129 të Kushtetutës dhe nenit 8, pika 3, të ligjit nr. 8577/2000 për fillimin dhe mbarimin e këtij mandati kushtetues, për sa kohë që ai, siç u përmend më sipër, i përket regjimit tranzitor për të cilin kushtetutëbërësi në pikën 3 të nenit 179 të Kushtetutës, me qëllim garantimin e përtëritjes së rregullt të përbërjes së Gjykatës, ka parashikuar një rregullim të ndryshëm nga rregulli i përgjithshëm i kohëqëndrimit në detyrë dhe mbarimit të mandatit. Referuar vendimit nr. 60, datë 16.10.2025 të Gjykatës fillimi i mandatit kushtetues që ushtron gjyqtarja Sonila Bejtja përkon me datën e deklaruar nga Gjykata të mbarimit të mandatit të gjyqtarit që ajo ka zëvendësuar, pra të gjyqtarit Sokol Berberi.
11. Lidhur me datën e fillimit dhe mbarimit të mandatit të gjyqtarit të zëvendësuar Sokol Berberi, sipas akteve shkresore rezulton se ai është emëruar me dekretin e Presidentit nr. 5250, datë 04.04.2007, për të cilin është dhënë pëlqimi me vendimin nr. 86, datë 16.04.2007 të Kuvendit. Gjykata vëren se në rastin konkret nuk ka një vendim të sajin për deklarimin e mbarimit të mandatit të gjyqtarit Sokol Berberi, ndërkohë që me shkresat nr. 101 prot. dhe nr. 101/1 prot., datë 25.03.2016, Gjykata i ka dërguar Presidentit dhe Kuvendit informacion për fillimin dhe mbarimin e mandatit të atij gjyqtari, nga të cilat rezulton se ai ka filluar detyrën në datën 25.04.2007, kur ka bërë betimin përpara Presidentit, për rrjedhojë data 25.04.2016 konsiderohet edhe si data e mbarimit të mandatit të tij si gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese.
12. Për sa më sipër, në situatën që mandati i gjyqtarit Sokol Berberi ka mbaruar në datën 25.04.2016 në po atë datë ka filluar edhe mandati kushtetues që ushtron gjyqtarja Sonila Bejtja, i cili, nga ana tjetër, konsiderohet se ka mbaruar në datën e njëjtë të atij muaji të vitit të nëntë, pra në datën 25.04.2025.
Për këto arsye:
Gjykata Kushtetuese, në mbështetje të neneve 127, pika 2 dhe 179, pika 3, të Kushtetutës, si dhe neneve 8, pika 3, 9, pikat 2 e 3 dhe 86, pika 4, të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me shumicë votash,
Vendosi:
– Deklarimin e mbarimit të mandatit të gjyqtares së Gjykatës Kushtetuese, zonjës Sonila Bejtja, në datën 25.04.2025.
– Njoftimin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë si organi i emërtesës.
– Njoftimin e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.
Top Channel