Skandali NBA, LeBron James ishte i dëmtuar, ‘Vendos bast të fortë për Milwaukee’: Ja si i shiste Damon Jones informacionet e rezervuara

24/10/2025 23:03

Një ndër 34 personat e arrestuar në kuadër të hetimeve të FBI për baste dhe ndeshje poker ilegale që ka tronditur në themel NBA, është edhe Damon Jones, 48 vjec.

Sipas akuzës, Jones, mik i LeBron, por pa asnjë rol zyrtar te Los Angeles Lakers, ka shitur ose ka tentuar të përfitojë nga informacionet e papublikuar ende për t’u dhënë mundësinë personave të tjerë të binin baste. Një prej këtyre informacioneve kishte të bënte pikërisht me LeBron James. Akuza thekson në mënyrë të veçantë se në 9 shkurt të 2023, pak orë përpara sfidës mes Milwaukee Bucks dhe Los Angeles Lakers, Jones ka dërgur një mesazh te një bashkëpuntor duke i shkruar: ‘Vendos bast të fortë për Milwaukee’.

Kjo ndeshje që citohet edhe në hetimet e FBI, është e njëjta ku James nuk zbriti në parker për shkak të një dhimbjeje në kavilje, pikërisht 2 ditë pasi kishte kaluar Kareem Abdul-Jabbar si shënuesi më i mirë në historinë e NBA. Damon Jones që në sezonin 2022-23 nuk ishte formalisht pjesë e stafit teknik te Lakers, por punonte me LeBron James gjatë nxemjes përpara ndeshjeve, kishte akses të privilegjuar në dhomat e zhveshjes dhe te strukturat e skuadrës.

Sipas akuzës ai ka shfrytëzuar informacionet e rezervuara përpara se të bëheshin publike për të përfituar dhe për të favorizuar vënësit e basteve. Në këto akuza nuk përmendet asnjë veprim ilegal nga LeBron James, që gjithsesi mbetet një viktimë indirekte e gjithë kësaj cështjeje. Burime pranë ‘The King’ dhe të cituara nga ESPN dhe ‘The Athletic’ kanë saktësuar se basketbollisti nuk është aspak I përfshirë dhe nuk ishte në dijeni të aktivitetit të Jones. Ndërsa Los Angeles Lakers të kontaktuar nga media amerikane, nuk kanë bërë asnjë koment.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta