“Në të ardhmen udhëtim nga Zvicra në Shqipëri me tren”/ Balluku në Bernë, takim me homologun zviceran

24/10/2025 16:09

Zëvendëskryeministrja, njëherësh edhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka njoftuar se në të ardhmen do të kemi udhëtime nga Zvicra drejt Shqipërisë.

Gjatë udhëtimit me tren nga Zyrihu në Bern, Balluku theksoi rëndësinë e përfshirjes së Shqipërisë në korridoret hekurudhore europiane dhe bashkëpunimin e ardhshëm me hekurudhën zvicerane për zhvillimin e transportit hekurudhor në vendin tonë.

“Me skuadrën e #MIE dhe #Hekurudhës Shqiptare në një udhëtim me tren nga 📍 Zyrihu në Bernë për takimin bilateral me homologun zviceran të Transportit, Energjisë dhe Mjedisit”, shkruan Balluku.

Deklarata e plotë e Belinda Ballukut: 

“Mirë do ishte që udhëtimin me tren ta bënim nga Zvicra në Shqipëri dhe shumë shpejt do ta bëjmë këtë nëpërmjet korridoreve Europiane, ku Shqipëria do bëhet pjesë, ashtu siç po bëhet edhe me autostradat, por sot jemi në një udhëtim me stafin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe atë të Hekurudhës Shqiptare për të bërë një takim bilateral me Ministrin Federal për Transportin, Energjinë dhe Mjedisin këtu në Zvicër.

Po bëjmë një udhëtim nga Zyrihu në Bern duke provuar efikasitetin, efiçencën që hekurudha ka dhe duke bërë plane për një bashkëpunim të ngushtë edhe me hekurudhën zvicerane në të ardhmen, për sa i përket zhvillimit të transportit hekurudhor dhe duke nisur me projektin e parë hekurudhor nga Tirana në Durrës”.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta