Komunikimi i Tudorit shkakton polemika, reagon Juventusi duke i kërkuar trajnerit të shmangë shpërthimet…

24/10/2025 18:58

Komentet e pas ndashjes me Realin e Madridit e habitën klubin. Megjithatë, trajneri kroat kishte ndryshuar qëndrim muajin e fundit, duke kaluar nga një qëndrim pozitiv dhe entuziast në kundërakuza dhe polemika.

Së pari, ishte orari. Pastaj merkato tek Como, pastaj pritshmëritë. Në një kulm deklaratash polemike, si të drejtpërdrejta ashtu edhe të tërthorta, muaji i fundit i Igor Tudor është shënuar nga disa shpërthime. Shpërthimi i së martës në Madrid, megjithatë, e habiti komunitetin e Juventusit, sepse ai mbërriti në “Bernabeu”, në një tempull të futbollit, në prag të një ndeshjeje luksoze kundër Real Madridit dhe nën sytë e të gjithë drejtuesëve të klubit, drejtorit të përgjithshëm dhe CEO-s së ardhshë Damien Comolli, drejtorit të Strategjisë së Futbollit Giorgio Chiellini dhe drejtorit teknik Francois Modesto. Aq shumë sa klubi vendosi të ndërmarrë veprime, duke punuar në komunikimin e trajnerit.

Si ka ndryshuar komunikimi i Tudorit

Dhe të mendosh që vetë Tudor, që nga mbërritja e tij deri në ndeshjet e para të këtij sezoni, e kishte provuar veten si një forcë e aftë për të karikuar atmosferën me energji. “Nuk lexoj shumë, por më thonë se parashikojnë se do të përfundojmë të katërtit, të pestit ose të gjashtët, dhe ky është vetëm një motivim”, tha ai në prag të ndeshjes hapëse të sezonit kundër Parmës. “Juventusi nuk ka përfunduar i pari ose i dyti në pesë vjet, dhe kjo nuk është një gjë e mirë për klubin. Një klub si ky sigurisht që nuk synon kurrë vetëm të kualifikohet për Ligën e Kampionëve, pastaj do të shohim se çfarë ndodh”.

Megjithatë, më pak se dy muaj më vonë, në Madrid, trajneri shkoi aq larg sa tha: “Nëse analiza është se ne jemi Juve, atëherë duhet të fitojmë gjithmonë, kjo nuk është një analizë e saktë”. Fjalimi i kroatit në Bernabeu ishte pothuajse një rrjedhë vetëdijeje, pasi, nga një ankesë në tjetrën, ai shfaqi një mori justifikimesh: nga gjyqtarët (“kur tha se në Verona na mohuan një penallti, ndërkohë që e vërteta ishte se Verdhebluve ju akordua një penallti e dyshimtë) deri te ndeshjet ku tha: “Jemi të çmendur. Nëse do të kishim luajtur kundër Cremoneses dhe jo Milanit, do të ishim në krye të tabelës”. Është një qëndrim që nuk është tipik për dikë që stërvit Juventusin ose vesh fanellën e tij, i mësuar të kapërcejë çdo pengesë.

Juventusi dhe Tudori marrin një mësim komunikimi

Duke filluar në mënyrë agresive, ashtu si skuadra e tij në fushë, Tudor u zbeh me kalimin e ndeshjeve dhe ndryshoi tonin e lojës, me qëllimin fisnik për të mbrojtur lojtarët dhe për t’u përpjekur t’u lehtësonte presionin, por pa ofruar justifikime. Dukej sikur po përpiqej të çlirohej nga kriza e rezultateve. Kështu, në ditët në vijim, klubi do të vazhdojë përpjekjet e tij për të kontaktuar trajnerin, të diskutojë rreth deklaratave të filluara me sulmin para ndeshjes me Komon dhe deri tek shpërthimi i Madridit, për ta rikthyer atë në një stil komunikimi më të përshtatshëm dhe të qetë. Shtatë ndeshje pa fitore janë tashmë të mjaftueshme për ta bërë atmosferën në Continassa të tensionuar.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta