Ferrari, një italian do drejtojë “kokëkuqen” në Meksikë pas 16 vitesh
FIA pranon se i është hakuar sistemi i saj kompjuterik, tani çështja është zgjidhur, numrat e pasaportave, superpatentat dhe të dhënat personale të kontaktit janë vjedhur.
Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit (FIA) ka konfirmuar raportet se pësoi një sulm hakerash verën e kaluar, duke rezultuar në vjedhjen e të dhënave personale të disa pilotëve, përfshirë edhe Max Verstappen. Në një deklaratë të lëshuar në Çmimin e Madh të Meksikës, FIA tha se incidenti ndodhi “gjatë verës” dhe se masa të reja sigurie ishin zbatuar për të mbrojtur të dhënat. Shkelja preku faqen e internetit të Kategorizimit të Pilotëve të FIA-s, ku hakerat ishin në gjendje të hynin në brendi të informacionit, duke përfshirë numrat e pasaportave dhe detajet e kontaktit të shumë pilotëve.
“U morën masa të menjëhershme për të mbrojtur të dhënat e pilotëve dhe FIA raportoi çështjen tek autoritetet përkatëse të mbrojtjes së të dhënave”, thuhej në deklaratë, “dhe informoi pilotët e prekur. Asnjë platformë tjetër dixhitale e FIA-s nuk u prek nga ky incident.” Incidenti u bë publik nga eksperti i sigurisë Ian Carroll, i cili, së bashku me dy kolegë, arriti të futej në CV-në e Verstappen, superlicencën e tij, pasaportën dhe të dhëna të tjera.
Top Channel