Goditën efektivët e policisë, bien në pranga tre të rinjtë në Tiranë

24/10/2025 13:01

Tre persona janë vënë në pranga dhe tre të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë në Tiranë, pasi kanë kundërshtuar shoqërimin në komisariat dhe kanë goditur efektivët e policisë.

Uniformat blu bëjnë me dije se janë arrestuar shtetasit J,K., 28-vjeç  R. N., 24 vjeç dhe R. L., 38 vjeç, ndërsa për shtetasit S. M., Xh. K. dhe A. B. ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë.

Gjithashtu mësohet se personat e përfshirë kanë tentuar të shmangin shoqërimin në Komisariat, pasi dyshoheshin për prishje të qetësisë publike.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4:
•arrestuan shtetasit J. K., 28 vjeç, R. N., 24 vjeç dhe R. L., 38 vjeç, si dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit S. M., Xh. K. dhe A. B., pasi në rrugën “Memo Meto” kanë kundërshtuar dhe goditur për shkak të detyrës punonjësit e policisë, me qëllim shmangien e shoqërimit të tyre në Komisariat, pasi dyshoheshin për prishje të qetësisë publike”-njofton policia.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta