Emrat/ Kapja e 203 kilogramëve kokainë në një kamion, FBI-ja angleze ngre akuza ndaj tre shqiptarëve

24/10/2025 18:16

Tre shqiptarë janë lënë në paraburgim nën akuzën e shpërndarjes së lëndëve narkotike në Brtianinë e madhe, kjo pasi u sekuestruan 203 kg kokainë.

Sipas komunikimit zyrtar të NCA, të cilës I referohet Top Channel, shtetasit shqiptarë Njazmir Ograbati, 32 vjeç, Hajri Kapo, 35 vjeç, dhe Genti Tota, 32 vjeç, u akuzuan për furnizim me drogë të Klasit A.

Partneriteti kundër Krimit të Organizuar përbëhet nga oficerë nga Agjencia Kombëtare e Krimit dhe Policia Metropolitane.

Ata u arrestua javën e kaluar, pasi oficerët sekuestruan 203 kg kokainë, me një vlerë prej rreth 17 milionë paund. Lënda narkotike u gjet në një kamion në Dartford, Kent.

Shqiptarët u paraqitën në Gjykatën e Magjistraturës në Maidstone disa ditë më parë, ku më pas u mor vendimi.

Pritet që seanca e radhës për ta, të mbahet më 14 nëntor, në Gjykatën e Kurorës në Maidstone.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta