Michy Batshuayi është i shqetësuar për macen e tij. Sulmuesi i Eintracht Frankfurt iu drejtua ndjekësve të tij në Instagram mbrëmjen së enjtes, duke kërkuar emocionalisht një dhurim gjaku për macen e tij.

Në një “story” në instagramin e yllit të Bundesligës shkruhet: “Përshëndetje të gjithëve, sot po ju kërkoj ndihmë nga thellësia e zemrës. Unë jetoj në Frankfurt dhe macja ime u godit nga një makinë. Ajo është në gjendje kritike dhe ka nevojë për një ndërhyrje kirurgjikale urgjente. Fatkeqësisht, ajo është shumë e dobët dhe ka nevojë për transfuzion gjaku nga një mace tjetër për të mbijetuar operacionin.”

Në rastet e lëndimeve të rënda te macet, siç janë aksidentet me makinë, shpesh është e nevojshme një transfuzion gjaku. Ashtu si te njerëzit, macet kanë grupe të ndryshme gjaku: A, B dhe AB (të quajtura edhe C). Ndërsa shumica e maceve kanë grupin e gjakut A, grupi i gjakut B është më i zakonshëm, veçanërisht te racat e caktuara.

Batshuayi vazhdon: “Veterinerët po kërkojnë urgjentisht një mace dhuruese të shëndetshme për t’i shpëtuar jetën. Është vetëm një marrje e vogël gjaku, e cila është plotësisht e sigurt për macen dhuruese dhe do të kryhet nga një veteriner. E di që kjo nuk është një kërkesë e zakonshme, por është shansi i saj i vetëm për mbijetesë. Nëse jetoni në ose afër Frankfurtit dhe keni një mace të shëndetshme, ndihma juaj mund të shpëtojë një jetë.”

Në fund, ai apelon: “Operacioni është nevojë urgjente, çdo minutë ka rëndësi.” Sipas lajmit, kushdo që dëshiron të dhurojë duhet të kontaktojë drejtpërdrejt belgun. Të mërkurën vonë në mbrëmje, klubi i tij, Eintracht Frankfurtit, gjithashtu iu bashkua kërkimit të donatorëve, duke bërë thirrje për donacione në kanalet e tyre në mediat sociale.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta