Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se “Paqja Fiskale” është shumë e rëndësishme të hartohet dhe përmbyllet me sukses deri në fund të këtij viti.

Në një takim me ekspertë të financave për prioritetet e Shqipërisë në rrugën e anëtarësimit në BE në 2030, Rama tha se “Paqja fiskale” do të jetë një mesazh pozitiv për sipërmarrjet, teksa do të rrisë edhe të ardhurat për arkën e buxhetit të shtetit.

Është shumë e rëndësishme që “Paqja Fiskale” të hartohet dhe të përmbyllet me sukses në aspektin konceptual deri në fund të këtij viti në mënyrë që vitin e ardhshëm të fillojmë me zbatimin e saj. Unë kam shumë besim që nëse “Paqja Fiskale” konceptohet dhe planifikohet ashtu siç duhet, do të jetë një mesazh shumë pozitiv për sipërmarrjen, por besoj do të mund të rrisë edhe të ardhurat për arkën e buxhetit të shtetit, ndërkohë që pika kyçe mbetet rritja e performancës në tërësi dhe ulja e informalitetit”, deklaroi kryeministri.

Ndërsa ministri i Financave, Petrit Malaj u shpreh se “Qëllimi ynë është i qartë dhe ambicioz. Përmes kombinimit të politikave të shëndosha fiskale dhe monetare, reformave strukturore të thella dhe investimeve strategjike, ekonomia shqiptare do të garantojë një trajektore të re zhvillimi të qëndrueshëm ekonomik”.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta