“Pse nuk dilni në panele me opinionistë?” Deputeti i PD në “Top Story”: Çfarë do diskutojmë? Kemi vendosur që…

23/10/2025 21:41

Deputeti i Partisë Demokratike, Ivi Kaso, në një lidhje direkte me studion e “Top Story” u shpreh se raporti final i OSBE/ODIHR nxori në pak atë që opozita ka deklaruar, se nuk ka pasur zgjedhje të lira.

“Raporti vuri gishtin mbi plagë dhe çmontoi atë që ne e kemi quajtur farsa e 11 majit. Ne kemi më shumë se katër vite që dalim dhe argumentojmë çështjet tona vetëm me opinisonistë”, tha ai.

I pyetur nga drejtuesja e emisionit Grida Duma se përse është marrë një vendim nga PD për të mos dalë në studio me opinionistë, Kaso tha se nuk dalin nëse nuk do të ketë përballje me përfaqësues të Partisë Socialiste.

Ai tha se nuk kanë pasur asnjë përballje në asnjë studio me përfaqësues të PS, gjë që iu hodh poshtë nga Duma kur i kujtoi që në “Top Story” në panel kanë qenë përfaqësues të PD dhe PS, përballë në debat.

“Ndoshta studio juaj ka qenë nga të paktat që mazhoranca ka pranuar për një përballje”, u shpreh Kaso.

Duma: Me opinionistët pse nuk dilni?

Kaso: Çfarë do diskutojmë me opinionistët?

Duma: Nuk do i flini publikut as nga Parlamenti, as nga TikTok as nga studio?

Kaso: Do përpiqemi t’i flasim nga çdo platformë, por pas katër vitesh kemi vendosur që t’u japim shqiptarëve debatin cilësor.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta