Lionel Messi me kontratën e re sinjalizoi mbylljen e karrierës në Miami, ja sa është paga dhe kontrata e tij Zgjedhjet e 11 majit ishin konkurruese, por të poralizuara. Ky është vlerësimi i raportit përfundimtar të misionit të vëzhguesve të OSBE/ODIHR për zgjedhjet e përgjithshme.
Edhe këtë herë raporti i misionit vëzhgues, ashtu si në dy vitet e fundit zgjedhore, 2017 dhe 2025 vuri re rritje të presionit dhe frikësimit të votuesve si dhe avantazhet e partisë në pushtet që përdori burime administrative.
Dy analistët, Alban Dudushi dhe Arjon Sulo patën një përplasje me njëri-tjetrin në studion e “Top Story”. Sipas Dudushit, Berisha mori atë që donte, një vend në Parlament, gjë të cilën Sulo e cilësoi si të pavërtetë.
Pjesë nga debati-
Dudushi: Ajo që më shqetëson më së shumti, është ajo që prodhohet në zgjedhje, është produkti i të dyja partive të mëdha. E kanë gatuar procesin zgjedhor në mënyrë të tillë. PS-së iu duheshin më shumë dhe mori më shumë. Z.Berisha i duhej të ishte aty dhe aty është”, u shpreh Dudushi.
Sulo: Ku e di ti që atë donte ai?!
Dudushi: Ai (Berisha) kaq e ka hapin.
Sulo: Ku e di ti këtë?
Dudushi: Po këtë e dimë. Është më keq se Lulzim Basha në 2021. E hoqi Bashën se tha se do e mundte Ramën. Ja ku është rezultati.
Sulo: Rama i ka dhënë urdhër të vetëve: ‘Mos dilni në media’. Ti tani del e thua…
Dudushi: Ç’lidhje kam unë me Ramën.
Sulo: Çfarë thanë ata sot për zgjedhjet?
Dudushi: Ata dolën e folën për malet. Si zgjidhet kjo? Të qahesh se e meriton apo me perceptime?
Sulo: Atyre nuk i rr*het fare për perceptimin. Zgjedhjet u vodhën, ti thua perceptim.
Dudushi: Do vazhdojnë të qeverisin këta apo do çohen dhe do ikin?! Në 2021 çfarë tha raporti?
Sulo: Si ky, po ky ishte më keq.
Top Channel