“Edhe po të bashkohet me Shehajn e Lapajn, PD nuk del e para”/ Curri komenton raportin e ODIHR: Zgjidhja e vetme është largimi i Berishës

23/10/2025 21:53

Zgjedhjet e 11 majit ishin konkurruese, por të poralizuara. Ky është vlerësimi i raportit përfundimtar të misionit të vëzhguesve të OSBE/ ODIHR për zgjedhjet e përgjithshme.

Edhe këtë herë raporti i misionit vëzhgues, ashtu si në dy vitet e fundit zgjedhore, 2017 dhe 2025 vuri re rritje të presionit dhe frikësimit të votuesve si dhe avantazhet e partisë në pushtet që përdori burime administrative.

Blerja e votës dhe korrupsioni zgjedhor mbeten problem kryesor në të gjitha tre ciklet, me SPAK që ndërmerr masa aktive vetëm në 2025.

Analisti Arjan Curri komentoi raportin e ODIHR, duke u ndalur se problemi i Partisë Demokratike vijon të jetë Sali Berisha, që sipas tij, zgjidhja e vetme është largimi i tij nga opozita.

“Numrat që na treguat sot, Berisha nuk bëhet kurrë i pari. Edhe sikur të bashkohet me Shehajn e Lapajn, nuk bëhet i pari. Nuk e lejon matematika. As bashkimi nuk është zgjidhje. As lufta nuk është zgidhje. As të huajt nuk janë zgjidhje.

E vetmja zgjidhje që opozita nuk e pranon është ndryshimi i Berishës. Ose të marrin armët dhe të dalin e të luftojnë.

Ja ti bashkojmë tani votat, matematikisht nuk dalin sërish të parët”, shprehet Curri.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta