
E pabesueshme ajo që ndodh në Brazil. Shteti i Rio De janeiros vendosi të nxjerrë në shitje stadiumin mitik ‘Maracana’ në mënyrë që qeveria e këtij shteti të sigurojë të ardhura për të shlyer një pjesë të borxhit ndaj administratës federale.
Vendimi u mor nga Komisioni i Kushtetutës dhe Drejtësisë në Asamblenë Legjislative të Rio De Janeiros që modifikoi projektligjin e prezantuar nga Ekzekutivi duke shtuar edhe 14 objekte të reja pasurisht të patundshme mes të cilave figuron edhe tempulli i futbollit botëror.
Maracana është stadiumi më ikonik në botë dhe ka pritur dy finale botërorësh. E para edhe pse nuk ishte një finale e vërtetë, por ishte sfida e fundit dhe vendimtare e grupit u zhvillua në 16 korrik të 1950 dhe regjistroi fitoren e parë dhe historike të Argjentinës ndaj Brazilit 2-1, në atë që ka hyrë në librin e historisë me emrin ‘Maracanazo’ si tragjedia më e madhe në sportin brazilian pasi mbi 30 persona për shkak të zhgënjimit, por edhe sepse kishin vënë bast shuma të mëdha për fitoren e Brazilit, i dhanë fund jetës së tyre. Vendi, i zhytur në një depresion të thellë mbajti zi për 3 dite. Ndërsa në 2014, u luajt finalja e dytë mes Gjermanisë dhe Argjentinës e fituar nga Die Mannschaft 1-0 me golin e Mario Goetze në minutën e 112.
Top Channel