Vjedhje si skenar filmi/ Pse ishte vetëm një kamera e jashtme në Muzeun e Luvrit… dhe pse pikërisht filmonte anën e gabuar?

22/10/2025 18:54

Disa nga senatorët në seancën dëgjimore në lidhje me vjedhjen spektakolare në muze, kanë shprehur mosbesimin e tyre ndaj sigurisë së kufizuar dhe të vjetëruar në Luvër.

Pse kishte vetëm një kamerë në murin e jashtëm përballë lumit, dhe pse fokusonte drejtimin e gabuar?

Ai dështim i vetëm bëri që kamioni që transportonte bandën e hajdutëve dhe shkallën e tyre mekanike të mos dallohej fare kur mbërriti rrëzë Galerisë së Apollonit.

“Ekziston një dobësi në Luvër dhe unë e pranoj plotësisht”, u tha Laurence des Cars senatorëve.

“Ne kemi një dobësi në mbulimin tonë perimetrik”, shtoi më tej drejtoresha e Luvrit.

Përpara se të merrte postin në vitin 2021, ajo madje thotë se nuk ishte marrë asnjë vendim për të instaluar kamera të jashtme.

Askush nuk pret ose nuk dëshiron që rojet e muzeut të jenë të armatosur, por nëse një kamera do ta kishte kapur bandën që sulmoi Luvrin përpara se shkallët e tyre të ishin ngritur në ballkon, ndoshta policia mund të kishte mbërritur në minutat që u deshën për të hyrë me forcë, shkruan BBC.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta