Shpërthim në një kazermë ushtarake në Bolivi, të paktën dy të vdekur dhe dhjetëra të plagosur
Të paktën 39 persona kanë humbur jetën dhe 60 të tjerë janë plagosur nga shpërthimi i një cisterne nafte që ndodhi në Nigeri.
Aksidenti ndodhi pasi automjeti, që po transportonte naftë nga Lagosi në veriun e Nigerisë, doli nga rruga dhe u përplas, duke derdhur karburant.
Shpërthimet e tilla janë një tragjedi e përsëritur në Nigeri, pavarësisht fushatave ndërgjegjësuese dhe paralajmërimeve për rreziqet e lidhura me mbledhjen e karburantit të derdhur. Autoritetet lokale kanë njoftuar se viktimat u dogjën, ndërsa të plagosurit po marrin trajtim në spitalet lokale.
BBC raporton se incident i rëndë ndodhi në rrugën Bida-Agaie, në afërsi të fshatrave Essan dhe Badeggi, dhe është përshkruar si një ngjarje shqetësuese dhe patetike nga guvernatori i shtetit të Nigerit, Mohammed Umaru Bago.
Në tetor të vitit të kaluar, një ngjarje e ngjashme vrau 153 persona në shtetin Jigawa, dhe vetëm këtë vit, një tjetër shpërthim ka marrë jetën e 86 personave në shtetin e Nigerit. Kushtet e këqija të rrugëve janë një faktor kyç që kontribuon në aksidente të tilla tragjike.
Top Channel