Top Story/ Vrasja e dyfishtë në Durrës, Karamuço ngre alarmin: Ka ardhur armatimi pa leje tamam si në ’97-ën

22/10/2025 22:32

“Ekspresi është i fikur, nuk ka kafe”, mjafton një fjali e tillë për tu kthyer në skenë krimi dhe për t’u vrarë dy të rinj në Manzë. Një tragjedi e vërtetë qe ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Aranit Kurti 23 vjeç dhe Daniel Pepa, 21 vjeç u ulen në tavolinë dhe i kërkuan kafe kamerierit, Alteo Pepa. Ky i fundit ishte i ulur se bashku me Flori Paluçin, 33 vjeç. Klientët marrin përgjigje negative në momentin që Pepa u thotë se nuk mund t’u shërbejë nis debati verbal mes të rinjeve.

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka ngritur alarmin, duke thënë që duhet nisur kontrollet në disa prej këtyre lokaleve sa i përket armatimit të personave.

“Në 1:30 të natës çohet njëri godet atë që s’i bëri kafen, pastaj çohet ai tjetri qëllon këtë që qëlloi. Një në tre makina dalin me armë. Në këto lokale, që dihet se ka elementë, duhen bërë kontrolle. Thoja unë që duheshin bërë kontrolle, jo thonin. Kemi ardhur në armatimin pa leje të këtyre grupeve kriminale tamam si në ’97-ën”, thotë ndër të tjera Karamuço.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta