
Disa të shtëna me armë zjarri u dëgjuan jashtë ndërtesës së parlamentit serb në Beograd, ku si pasojë mbeti i plagosur një person, sipas Reuters.
Sakaq pas të shtënave jashtë ndërtesës së parlamentit një tendë mori zjarr, por u shua pas ndërhyrjes së menjëhershme të zjarrfikësve.
Autoritetet arrestuan një person në vendngjarje, tha një raport në portalin NOVA.
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ka reaguar mbi ngjarjen, të cilën e ka quajtur një akt terrorist.
“Unë jam i pari që flas dhe kërkoj ndjesë që do të më duhet të largohem nga ky tubim i mrekullueshëm, arsyeja është akti terrorist që ndodhi para Asamblesë Kombëtare dhe do të më duhet të merrem pak më shumë me këtë gjatë ditës së sotme”, tha presidenti serb.
Top Channel